TË NDRYSHME – Dr. Imam Ahmed Kalaja / Ta shfrytëzojmë internetin në dobi të besimit! Thu, 24 Feb 2022 11:06:55 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.7 /wp-content/uploads/sites/4/2021/11/cropped-Logo-Ahmed-Kalaja-2-32x32.png TË NDRYSHME – Dr. Imam Ahmed Kalaja / 32 32 200222458 Cilat janë farzet e abdesit? /te-ndryshme/cilat-jane-farzet-e-abdesit/ Thu, 24 Feb 2022 11:06:42 +0000 /?p=2031 [...]]]> Pyetje: Cilat jane farzet e abdesit?

Përgjigje: Detyrimet e abdesit janë përmendur në Kur’an, në suren El-Maide ku Zoti thotë: “O ju që keni besuar, nëse do të falni namaz lani fytyrat tuaja, lani duart tuaja deri në bërryla, fërkoni kokat tuaja dhe lani këmbët deri në nyje.” Këto janë ato që janë përmendur në Kur’an. Normalisht larja e gojës dhe e hundës gjithashtu është e detyrueshme dhe fërkimi i veshëve është waxhib.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon

]]>
2031
Çfarë është sexhdja e falenderimit dhe si bëhet? – Dr. Imam Ahmed Kalaja /te-ndryshme/cfare-eshte-sexhdja-e-falenderimit-dhe-si-behet-dr-imam-ahmed-kalaja-2/ Wed, 12 Jan 2022 12:54:52 +0000 /?p=1843 [...]]]> Pyetje: Çfarë është sexhdja e falenderimit?

Përgjigje: Sexhdja e shukrit ose sexhdja e falenderimit është një sexhde që ndodh sa herë që njeriut i ndodh ndonjë e mirë prej Zotit ose sa herë që Allahu e ruan njeriun nga ndonjë e keqe. Mbi sexhden e shukrit nuk zbatohen rregullat e sexhdes së namazit, që do të thotë se nuk është kusht që njeriu të drejtohet nga kibla, nuk është kusht që njeriu të jetë me abdes dhe ka tolerancë përsa i përket çështjes së mbulesës. Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, kur i ndodhte ndonjë e mirë bënte sexhde falenderimi, kur i ndodhte ndonjë hajër, ndonjë mirësi bënte sexhde falenderimi. Sa është numri i sexhdeve të falenderimit? Numri i sexhdeve të falenderimit është nji. Si bëhet? Thuhet Allahu ekber bihet me kokë në sexhde dhe çohet njeriu, nëse thotë Allahu ekber për herë të dytë kur ngrihet  s’ka problem, por mjafton që një herë të thotë Allahu ekber, të bjerë në sexhde dhe të çohet, kaq, kjo është sexhdja e falenderimit. A mund të bjerë njeriu në sexhde falenderimi siç ndodh me futbollistat kur bëjnë gol ose kur fitojnë ndeshjen? Përderisa është një mirësi për punën e tyre, për profesionin e tyre, përderisa është një e mirë atëherë bihet në sexhde s’ka asnjë lloj problemi. Si çdo e mirë tjetër, more vesh që je pranuar në një punë bën sexhde shukri, more vesh se u shit një mall që ti ke kohë që do ta shesësh bën sexhde shukri s’ka asnjë problem, more vesh se notat në provime kanë qenë shumë të larta, të kënaqshme siç ti ke dëshiruar bën sexhde shukri, dhe ai futbollisti kur bën gol jeta e tij është e lidhur pikërisht me këtë lloj profesioni dhe ai i bën sexhde Allahut xhele xhelaluhu dhe e falenderon. Janë me mijëra, apo me qindra mijëra njerëz, apo me miliona njerëz në botë që shohin sexhden e një personi dhe dikush interesohet, dikush lexon, dikush habitet, dikush mahnitet se si ky njeri në momentin më të lumtur të jetës së tij kujton Krijuesin dhe i bie në sexhde Allahut xhele xhelaluhu.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon

]]>
1843
A lejohet të thuash “Elhamdulilah” kur teshtin në namaz? /te-ndryshme/a-lejohet-te-thuash-elhamdulilah-kur-teshtin-ne-namaz-2/ Sat, 25 Dec 2021 22:28:57 +0000 /?p=1745 [...]]]> Pyetja: A i lejohet njeriut nëse teshtin në namaz të thotë elhamdulilah?

Përgjigja: Nuk ka faktikisht ndonjë argument për këtë gjë, dhe nëse njeriu thotë diçka por me zë të ulët ndoshta nuk ka problem, ama që ta thotë dhe ta thotë me zë të lartë dhe të presi që njerëzit t’i thonë ‘JerhamukAllah’ dhe ky thotë ‘Jehdikumullahu ue juslih balekum’ kjo nuk është e saktë. Ka ndodhur në kohën e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) ngjarja e mëposhtme: vjen një sahabi i cili futet në namaz dhe duke fal namaz teshtin dhe thotë ‘Elhamdulilah’ dhe ky priste që njerëzit t’i thonin ‘JerhamukAllah’ dhe ashtu siç ishte në namaz po shihte mos do i thonë gjë njerëzit, por nuk i thanë gjë. Edhe ky siç ishte në namaz i tha: “Çfarë keni?! Vdekshi të gjithë!”. Pejgamberi kur mbaroi namazi tha: “Kush foli në namaz?” tha Muauijetu ibn El-hakem (sahabiu që foli në namaz): “Mendova se do të më flasi para njerëzve, por më thirri dhe më uli, pasha Allahun nuk kam parë edukator më të mirë dhe mësues më të mirë se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) dhe më tha: ‘Ky namaz nuk është gjë tjetër vetëm se për adhurimin e Zotit dhe nuk lejohet në namaz që njeriu të thotë asgjë prej këtyre fjalëve që flasin njerëzit, por namazi duhet të jetë dëlirësim, madhërim, njësim dhe lexim Kurani.’” Kur e pa ky sjelljen e mirë të Pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) tha: “O Pejgamber i Zotit kam bërë një faj.” i tha Profeti: “Çfarë gabimi ke bërë?” i tha: “Kam një robëreshë e cila ka bërë gabim edhe unë i kam gjuajtur.” I tha Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam): “Sille.” Kur e solli i tha Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam): “Kush jam unë?” ajo tha: “Ti je i Dërguari i Allahut.” i tha (Profeti): “Ku është Zoti?” i tha: “Zoti është mbi qiej.” Tha Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam): “Lëre të lirë se kjo është besimtare. Fajin që i ke gjuajtur kompensoje duke e lenë të lirë.” dhe ai tha: “Është e lirë.” E liroi për hir të Zotit. Pra Pejgamberi i tha këtij sahabiu jo. Po mirë nëse njeriu teshtin në namaz dhe thotë ‘Elhamdulilah’ me veten e tij? Nuk ka problem, nuk prishet namazi, më e mira është të përmbahet, por nëse e thotë nuk ka problem. Dr. Imam Ahmed Kalaja

]]>
1745
Nëse na del gjumi natën, çfarë duhet të themi? – Dr. Imam Ahmed Kalaja /te-ndryshme/nese-na-del-gjumi-naten-cfare-duhet-te-themi-dr-imam-ahmed-kalaja/ Tue, 21 Dec 2021 06:10:13 +0000 /?p=1727 [...]]]> Pejgamberi i Zotit (salallahu alejhi ue selam) ka thënë: “Kush zgjohet natën dhe thotë: ‘La ilahe il-All-llahu uahdehu le sherike leh, lehul-Mulku ue lehul-hamdu ue huue ala kul-li shejin kadir; subhanAllah, elhamdulilah, la ilahe il Allah, Allahu ekber, la haule ue la kuuete il-la bil-lah, All-llahumme-gfir li’, dhe pasi e thotë këtë thotë: ‘O Zot më fal’, Allahu ka për ta falur. Po të bëjë dua në atë moment, pasi i tha të gjitha këto, duaja është e garantuar, e po të çohet të marri abdes dhe të fali dy rekate namaz Allahu ka për t’ia pranuar atë namaz.”

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.

]]>
1727
Lutjet dhe dhikri, a thuhen me gjuhë dhe me mendje apo vetëm me mendje? /te-ndryshme/lutjet-dhe-dhikri-a-thuhen-me-gjuhe-dhe-me-mendje-apo-vetem-me-mendje/ Sat, 27 Nov 2021 06:07:06 +0000 /?p=1456 [...]]]> Pyetje: Lutjet dhe dhikri, a thuhen me gjuhë dhe me mendje apo vetëm me mendje?

Përgjigje: Dhikri, përmendja e Allahut, nuk quhet përmendje në qoftë se njeriu thjesht e mendon, por duhet patjetër ta thotë me gojë. A mund ti thuash dikujt që e ke përmendur tek disa njerëz, por ti faktikisht nuk e ke përmendur, thjesht e ke pasur në mendje? Nuk mund ti thuash, ti nuk e ke përmendur thjesht e ke pasur në mendje. S’quhet përmendje.
Përmendje e Allahut quhet kur njeriu e thotë (për shembull): “SubhanAllah, elhamdulilah, la ilahe il Allah, Allahu ekber.” Nuk është kusht që të bërtasë, nuk është kusht që ta dëgjojnë njerëzit, por të paktën ai duhet ta shqiptojë me veten e tij me gojën e tij. Pra, nuk quhet dhikër vetëm me mendje, por duhet patjetër të shqiptohet me gojë.
Përveç se nëse është në situata të atilla që nuk e përmend dot me gojë, si për shembull kur është në banjo dhe do të bëjë bismilah, s’bën dot bismilah, por e mendon bismilanë me mendje dhe merr abdes. Pra, kur është situata që nuk e thotë dot, nuk ka problem e bën me mendje, por në origjinë dhe ajo që është bazikja është që përmendja e Zotit duhet të jetë patjetër me shqiptim.
Dr. Imam Ahmed Kalaja
Kliko këtu për të shikuar videon

]]>
1456