LIGJERATA – Dr. Imam Ahmed Kalaja / Ta shfrytëzojmë internetin në dobi të besimit! Tue, 05 Apr 2022 21:05:44 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.7 /wp-content/uploads/sites/4/2021/11/cropped-Logo-Ahmed-Kalaja-2-32x32.png LIGJERATA – Dr. Imam Ahmed Kalaja / 32 32 200222458 Shehadeti ‘unik’! Kush e thotë me sinqeritet Zoti do ta fusi në Xhenet çfarëdo të ketë bërë! /ligjerata/shehadeti-unik-kush-e-thote-me-sinqeritet-zoti-do-ta-fusi-ne-xhenet-cfaredo-te-kete-bere/ Tue, 05 Apr 2022 21:05:36 +0000 /?p=2255 [...]]]> Shehadeti ‘unik’;

Kush e thotë me sinqeritet qoftë dhe njëherë dhe është i bindur, Zoti do ta fusi në Xhenet çfarëdo të ketë bërë!

‘Ubadeh b. Samit tregon se Profeti Muhamed (Bekimet e Zotit qofshin mbi të) ka thënë: “Ai që thotë: ” Eshedu en la ilahe illallah wahdehu la sherike leh, we enne Muhammeden ‘abduhu we resuluh, we enne ‘Isa ‘abdullahi we resuluhu , we kelimetuhu elkaha ila Merjeme, we ruhun minh, we ennel-Xhennete hakk, wen-Nare hakk; Allahu do ta fusë në Xhenet çfarëdo që të ketë bërë.” Mutefekun Alejhi, Buhariu Muslimi.

Ubade b. es-Samiti, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se i Dërguari i Allahut (Bekimet e Zotit qofshin mbi të) ka thënë: ”Kush thotë: – ”Dëshmoj se nuk ka të Adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Një të Vetmit, dhe se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij, se Isai biri i Merjemes është robi i Zotit edhe i Dërguar i Tij si edhe i biri i robëreshës së Allahut si edhe Urdhëri i Zotit “BËHU!” me të cilën Ai e urdhëroi krijimin e tij pa baba në barkun e Merjemes si edhe Shpirt i Përzgjedhur edhe ardhur, krijuar prej Zotit, se xheneti është i vërtetë dhe zjarri është i vërtetë”- Allahu do ta fusë në xhenet nga cila prej tetë dyerve të xhenetit të dojë”. (Buhariu dhe Muslimi)

(Sipas nje transmetimi tjeter: “Allahu do ta fusë në xhenet, çfarëdo që të ketë bërë”) عن عبادة بن الصامت (رضي الله عنه) قال: قال رسول الله ﷺ: ” من شهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك له، وأن محمداً عبده ورسوله، وأن عيسى عبد الله ورسوله، وكلمته ألقاها إلى مريم، وروح منه، وأن الجنة حق والنار حق، أدخله الله الجنة على ما كان من العمل”. متفق عليه.

Kliko këtu për të shikuar videon

]]>
2255
Shërim dhe ilaç për zemrat…! /ligjerata/sherim-dhe-ilac-per-zemrat/ Wed, 16 Mar 2022 22:11:46 +0000 /?p=2140 [...]]]> O ju njerëz, ju ka ardhur këshilla nga Zoti, ju ka ardhur një këshillë nga i Madhi Zot, ai (Kur’ani) është ilaç dhe shërim për zemrat, për gjokset, për shpirtrat, ai është udhëzim dhe mëshirë për ata që besojnë. Jemi të privilegjuar! Ata që e besojnë këtë libër janë shumë të privilegjuar, se përveç dritës dhe udhëzimit që marrin nëpërmjet tij marrin dhe ilaçin e shpirtit, kurimin e problemeve të zemrës. Aty është mëshira e Zotit e fshehur dhe aty është drita dhe udhëzimi për çdo njeri.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon

]]>
2140
Përgojimi problem shoqëror! /ligjerata/pergojimi-problem-shoqeror/ Sat, 12 Mar 2022 09:07:55 +0000 /?p=2116 [...]]]> …Mbartja e fjalëve, thashethemet, domethënë gjë që konsiderohet tepër vepër e ulët. Pra, nuk mund të jetë në edukatën dhe në moralin e besimtarit të mbartë fjalë. Nuk mund të jetë në edukatën e muslimanit të përgojojë njerëzit. Për këtë arsye tha Zoti që mëkati i përgojimit është njësoj si t’i hash mishin dikujt mbasi ka vdekur. A mund të përfytyrohet një gjë e tillë? Është shumë e ulët. Thotë Zoti që edhe të përgojosh është e njëjta gjë, sepse ti duke përgojuar ul personalitetin dhe dinjitetin dhe prek në dinjitetin e njerëzve, gjë që është e shenjtë, ashtu siç trupi i njeriut është i shenjtë, si kur është i gjallë njeriu dhe pas vdekjes është i shenjtë dhe dinjiteti i njeriut gjithashtu është i shenjtë. Ndodhi që Profeti, alejhi selam, kërkoi prej njerëzve të varfër një natë që të jepnin lëmoshë. Dikush nuk kishte çfarë të jepte dhe ai ngriti duart dhe tha: “O Zot, nëse dikush më ka hyrë në hak, nëse dikush më ka prekur në dinjitetin tim, në personalitetin tim, o Zot unë meqë nuk kam çfarë të jap po ia bëj hallall.” Të nesërmen Profeti tha: “Ku është filani?” Ky u tremb, sepse mendoi që e ka marrë vesh Profeti që s’ka dhënë gjë dhe do ta përmendi para njerëzve. I tha Profeti: “Ty Zoti ta ka pranuar lëmoshën që ke dhënë mbrëmë.”
Pra, ky tha që o Zot ia kam bërë hallall çdokujt që ka prekur dinjitetin tim, sepse ai që të prek në dinjitet, ai që të prek në personalitet, ai që të prek dhe të akuzon kemi të bëjmë këtu me një goditje shumë të madhe për njeriun dhe këta njerëz u hyjnë në hak njerëzve duke i paragjykuar, duke i etiketuar, duke iu prekur dinjitetin e tyre dhe ky tha i kam falur, ua kam bërë hallall, kjo është një lloj lëmoshe për këta njerëz. Ti sikur ke dhënë shumë, sepse këta njerëz do të dënoheshin shumë sikur ti mos t’i kishe falur.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon

]]>
2116
A e dini këtë dua, lutje? Mësojeni! /ligjerata/a-e-dini-kete-dua-lutje-mesojeni/ Fri, 11 Mar 2022 08:36:58 +0000 /?p=2110 [...]]]> Zoti i Madh e mësoi Pejgamberin, salallahu alejhi we selam, që të thotë: “All-llahumme inni eseluke hubeke ue hube men juhibuke uel amel eledhi jusiluni ila hubik.”

“O Allah o Zot, kërkoj prej Teje që të fitoj dashurinë Tënde! O Allah o Zot, kërkoj prej Teje që të më duash! O Allah o Zot, më mundëso dashurinë e atyre që të duan Ty (pra, ti dua unë ata dhe të më duan ata mua)! O Allah o Zot, më mundëso punë, vepra dhe sjellje që më mundësojnë dashurinë tënde!”

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon

]]>
2110
Ringjallja e frikshme në botën tjetër e femrave që vajtojnë të vdekurit! /ligjerata/ringjallja-e-frikshme-ne-boten-tjeter-e-femrave-qe-vajtojne-te-vdekurit/ Tue, 01 Mar 2022 23:14:52 +0000 /?p=2066 [...]]]> …Femrat që do të ringjallen me rroba, por të cilat do të jenë me katran. Cilat janë këto femra? Janë ato të cilat në këtë botë kanë qarë të vdekurit e tyre me vajtesë. Sepse ka vaj të natyrshëm për të vdekurin, ka lotë të natyrshëm për të vdekurit, ka edhe të qarë normale për të vdekurit, ka pikëllim, ka dhimbje të madhe, s’ka asnjë problem deri këtu. Në momentin që kalon në historinë e vajit, korit dhe siç e bëjnë në disa vende dhe këtu futen edhe disa meshkuj, sepse ka disa zona që e kanë traditë që këtë punë e bëjnë meshkujt, e njëjta gjë, ringjallen me rrobë nga katrani i Xhehenemit. Allahu na ruajttë!

A merr gjynah i vdekuri për këtë? Nëse i vdekuri e ka lënë amanet siç bëjnë disa xhahila, gjynahet i shkojnë dhe atij ose asaj që e bën dhe të vdekurit. Nëse i vdekuri nuk e ka lënë me amanet, por këta e bëjnë atëherë këtu ka dallim. Nëse i vdekuri e ka ditur dhe nuk i ka ndaluar merr edhe i vdekuri gjynah edhe këta që bëjnë organizimin e ‘festës’. Nëse i vdekuri e ka ditur dhe e ka ndaluar atëherë në këtë rast i vdekuri nuk merr gjynah dhe mëkat dhe mëkati i gjithi i shkon atyre njerëzve që organizojnë këtë lloj riti apo këtë lloj festimi. Nëse ti e sqaron sa je gjallë dhe ata nuk ta çojnë amanetin në vend ti je në rregull me Zotin e Gjithësisë, ata e marrin përgjegjësinë.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon

]]>
2066
Si do të ringjallen në Ditën e Kijametit ata që e kanë kthyer lypjen në mënyrë jetese? /ligjerata/si-do-te-ringjallen-ne-diten-e-kijametit-ata-qe-e-kane-kthyer-lypjen-ne-menyre-jetese/ Sun, 27 Feb 2022 22:24:44 +0000 /?p=2054 [...]]]> …Ata të cilët do të ringjallen dhe do të tubohen pa pikë mishi në fytyrë, pra do të ketë një kategori njerëzish që ringjallen dhe kur tubohen janë pa mish fare në fytyrë. E cilët janë këta njerëz? Këta janë ata të cilët lypin dhe e kanë bërë lypjen mjet jetese, ose ata që lypin pa nevojë. Sa herë që njeriu lyp pa nevojë, në faqen e tij, në fytyrën e tij vendoset një vizë, këto viza shfaqen në Ditën e Kijametit, kur them vizë kam për qëllim të çarë dhe nëse njeriu e ka kthyer lypjen në zanat, pra e ka gjetur lypjen si një lloj mjet jetese dhe nuk ka punuar siç i takon njeriut të punojë, ky njeri do të ringjallet në Ditën e Kijametit dhe në fytyrën e tij nuk do të ketë aspak mish, do t’i ketë rënë mishi.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon

]]>
2054
Çfarë quhet gjynah i madh? /ligjerata/cfare-quhet-gjynah-i-madh/ Sat, 26 Feb 2022 05:17:20 +0000 /?p=2037 [...]]]> …Të largohesh nga gjynahet e mëdha, sepse gjynahet e mëdha i shkatërrojnë veprat e mira, Zoti na ruajtë! Janë quajtur të mëdha, sepse futja e tyre në jetë shkatërron dhe prish gjithçka që mund të ketë bërë njeriu ose një pjesë të madhe të asaj që mund të ketë bërë njeriu, Allahu na ruajtë! E këto mëkate të mëdha janë ato mëkate që plotësojnë kriteret e mëposhtme.

Një, ose të ketë thënë Zoti dhe i Dërguari i Tij që është mëkat i madh, filan gjynah është mëkat i madh, ka thënë Zoti kjo gjë është mëkat i madh ose ka thënë Pejgamberi kjo gjë është mëkat i madh. Çdo mëkat i cili është cilësuar si i madh është mëkat i madh, gjynah i madh.

Dy, çdo mëkat dhe gjynah për të cilin është thënë: mallkuar qoftë ai që e bën këtë punë, ose këtë vepër ose këtë fjalë.

Tre, mëkat i madh quhet çdo gjynah për të cilin ka ardhur për të në këtë botë ndëshkim në kodin penal islam.

Katër, mëkat i madh quhet çdo gjynah për të cilin është thënë se në botën tjetër kush e bën këtë gjë do të dënohet në zjarrin e xhehenemit, pra, që është cilësuar nuk është thënë si të tjerat që kush bën gjynahe është në Xhehenem, por është cilësuar që kush e bënë këtë punë do të ketë këtë lloj dënimi në zjarrin e Xhehenemit.

Prandaj, o vëllai im besimtar dhe motra ime besimtare, ruaje të paktën veten tënde nga gjynahet e mëdha. Nëse bie në gjyanah të madh pendohu menjëherë.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon

]]>
2037
Kuptimi i emrit të sures El Fatiha! /ligjerata/kuptimi-i-emrit-te-sures-el-fatiha/ Sun, 20 Feb 2022 09:41:02 +0000 /?p=2015 [...]]]> El-Fatiha do të thotë hyrje, ose parathënie. Kur’ani funksionon si një libër, vetëm se autori i këtij libri është Zoti, është Ai i Cili ka folur, Ai i Cili e ka sjellë këtë libër, domethënë ia ka zbuluar si revelatë Profetit Muhamed, alejhi salatu ue selam. Normalisht në çdo libër mbi sipërfaqen e botës çdo njeri përpara se të futet tek një libër do të lexojë parathënien e tij për të marrë një mesazh mbi librin. Pikërisht hyrja e Kur’anit, domethënë ne mund ta përkthejmë El-Fatihanë hyrje, është parathënia e Kur’anit. Çdo njeri që do të dijë se çfarë mesazhi përcjell Kur’ani dhe kush është mesazhi i revelatës hyjnore në përgjithësi atëherë mjafton që të lexojë faqen e parë të Kur’anit atë që quhet El-Fatiha, hyrja në Kur’an, ose hyrja në libër dhe ai do të kuptojë se ku rreh jo vetëm El-Fatihaja, por edhe ku rreh Kur’ani dhe çfarë synon islami nëpërmjet fesë që i zbriti Muhamedit, alejhi selatu ue selam. Pra, çfarë ka dashur Zoti i Madh prej njeriut, ne këtë mesazh mund ta marrim duke lexuar El-Fatihanë. Për këtë arsye El-Fatihaja në jetën e besimtarit është shumë e rëndësishme, është quajtur baza dhe esenca e gjithë Kur’anit, pra ajka e Kur’anit është e përmbledhur në El-Fatihanë.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon

]]>
2015
Amaneti i fundit i Profetit Muhamed, alejhi selam, para se t’ia dorëzonte shpirtin Zotit! /ligjerata/amaneti-i-fundit-i-profetit-muhamed-alejhi-selam-para-se-tia-dorezonte-shpirtin-zotit/ Mon, 14 Feb 2022 09:07:51 +0000 /?p=1992 [...]]]> …Ka qenë (Profeti) në prehrin e Aishes, radijAllahu teala anhe, i mbuluar me një pëlhurë dhe temperatura e trupit të tij ndihej sipër pëlhurës, po ta prekje sipër pëlhurës ta digjte dorën thotë Aishja, radjijAllahu teala anhe, dhe nëna e besimtarëve me një miswak që e lagte në ujë dhe ia lagte gojën dhe në ato momente dëgjohet duke thënë amanetin e tij të fundit dhe fjalinë e tij të fundit nga jeta e kësaj bote. Amaneti i fundit ishte: “Jua lë amanet që të jeni të kujdesshëm me namazin dhe me njerëzit që keni nën pushtetin tuaj.” Pastaj qëndroi dhe pak dhe u dëgjua fjalia e tij e fundit: “Po zgjedh të Dashurin tim, të Lartësuarin.” dhe në atë moment bie koka e tij mbi prehërin e Aishes, radijAllahu teala anhe, Zoti qoftë i kënaqur prej saj.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon

]]>
1992
Rrënqethëse! Pyetja që Allahu ia bën njerëzve të shkujdesur! /ligjerata/rrenqethese-pyetja-qe-allahu-ia-ben-njerezve-te-shkujdesur/ Sun, 06 Feb 2022 08:42:37 +0000 /?p=1947 [...]]]> …Allahu, xhele xhelaluhu, pasi flet për problemet ndërnjerëzore dhe mosplotësimin e të drejtave ndërnjerëzore, bën një pyetje retorike që është shumë e thellë faktikisht dhe që kush e lexon me meditim duhet t’i dridhet trupi për Zotin. Thotë: “A nuk e mendojnë këta njerëz se një ditë do të ringjallen?” SunhanAllah. Si ka mundësi që njeriu të besojë se ka ringjallje dhe të jetë kaq neglizhet dhe të jetë kaq i pakujdesshëm? Si ka mundësi? A nuk e dinë? A nuk e mendojnë? A nuk besojnë këta njerëz se një ditë do të ringjallen? Po si ka mundësi? Është si puna e nxënësit që i është caktuar data e provimit dhe nuk përgatitet për provim. Si ka mundësi?…

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon

]]>
1947
Thuaj këto fjalë para gjumit! /ligjerata/thuaj-keto-fjale-para-gjumit/ Sun, 30 Jan 2022 05:31:47 +0000 /?p=1918 [...]]]> …Një ditë Pejgamberi i Zotit, alejhi selam, i tha bijës së tij, Fatmës, radijAllahu anha, e cila i thotë: “O babë, sikur të na kishe gjetur një njeri që të na shërbente në shtëpi!” Pse? Sepse bijës së Pejgamberit, salallahu alejhi we selem, i ishin bërë duart me kallo nga puna dhe lodhjet. I tha Pejgamberi, alejhi selam: “Unë do t’ju jap një shërbëtor më të mirë sesa të jetë një njeri që t’ju shërbejë.” I tha: “Po.” Tha Pejgamberi: “Përpara se të biesh në gjumë thuaj 33 herë subhanAllah, 33 herë elhamdulilah, 34 herë Allahu ekber, është më mirë për ju dhe ndihmë më e madhe për ju sesa të keni një shërbëtor apo një shërbëtore që do t’ju shërbejë në shtëpi për punët e shtëpisë.”

Përmendja e Zotit, xhele xhelaluhu, dhikri, nuk ka si dhikri për t’i dhënë njeriut forcë dhe fuqi.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon

]]>
1918
Kur ke temperaturë dhe ethe! /ligjerata/kur-ke-temperature-dhe-ethe/ Sun, 23 Jan 2022 06:18:06 +0000 /?p=1895 [...]]]> Transmetohet se Pejgamberi i Zotit, salallahu alejhi we selem, një ditë futet njëra prej sahabijateve e cila ishte me ethe dhe i tha Pejgamberi, salallahu alejhi we selam: “O filane, çfarë ke që dridhesh kështu?” Tha: “O Pejgamber i Zotit, na mbytën ethet, Zoti i shkatërroftë (ose Zoti i mallkoftë).” Tha Pejgamberi, salallahu alejhi we selem: “Mos i shaj dhe mos i mallko, se i largojnë mëkatet dhe gjynahet nga njeriu siç largon zjarri i nxehtë ndryshkun nga hekuri kur futet në zjarr.” Kur u sëmur Ebu Hurejra, radijallahu anhu, me temperaturë dhe me ethe gëzohej dhe qeshte dhe i tha dikush: “O Ebu Hurejrë po pse qesh, pse gëzohesh?” Tha: “Se ethet nuk lënë organ dhe gjymtyrë pa prekur, kështu që nuk ngel gjymtyrë pa u shkundur nga mëkatet dhe gjynahet.”

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon

]]>
1895
Premtimi i Allahut /ligjerata/premtimi-i-allahut/ Sat, 25 Dec 2021 05:29:03 +0000 /?p=1741 [...]]]> …E cili është premtimi i Allahut? Premtimi i Allahut në Kuran është se Allahu, xhele xhelaluhu, shpirtrat e besimtarëve do t’i lumturojë dhe lumturimi i shpirtit nuk ka të bëjë me mirësitë e kësaj bote. “Cilido besimtar ose besimtare që bën vepra të mira Zoti do t’i japi lumturi në këtë botë edhe në botën tjetër”, ky është premtimi i Allahut. Varet se sa ne e besojmë premtimin e Zotit. Ai që e beson premtimin e Zotit, Allahu, xhele xhelaluhu, do t’ia japi padyshim, “Allahu nuk e thyen premtimin që ka dhënë.” Premtimi i Tij është se do ta lumturojë besimtarin, nuk tha se do t’i jap pasuri, nuk tha që do t’i jap të mira në jetën e kësaj bote, tha do ta lumturoj…

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon 

]]>
1741
Kujdes! Allahu nuk do ta fusi në Xhenet këtë njeri! /ligjerata/kujdes-allahu-nuk-do-ta-fusi-ne-xhenet-kete-njeri/ Sun, 19 Dec 2021 04:43:35 +0000 /?p=1719 [...]]]> Ka thënë Pejgamberi, salallahu alejhi we selam: “Allahu nuk do ta fusi në Xhenet mosrespektuesin e prindërve.”

Pse Zoti i Madh me Veten e Tij përmend edhe prindërit e njeriut? Dijetarët e kanë hulumtuar situatën dhe kanë dhënë tre përgjigje të bukura. Kanë thënë: “E para, se Zoti është Ai i Cili e krijon njeriun dhe kujdeset për të pa asnjë lloj interesi, kështu dhe prindi për fëmijën e tij e sjell në këtë botë dhe kujdeset për të pa asnjë lloj interesi. E dyta, Allahu e krijon njeriun, kujdeset për të dhe Ai s’ka nevojë për këtë njeri, as për shërbesat që ai mund t’i bëjë Zotit më vonë, se Allahu është El-Ganij, s’ka nevojë për asgjë, është më i Pasuri i të pasurve dhe se çdo gjë është pronë dhe pasuri e Tij. Ndërsa prindi kujdeset ndaj fëmijës dhe e rrit atë me kujdes, megjithëse fëmija ka nevojë për të dhe prindi nuk merr asgjë prej kujdesit që tregon ndaj tij kur ai është i vogël. E treta, Allahu është i Mëshirshëm dhe i Butë dhe Tolerant me robin e Tij, po kështu edhe prindi është i mëshirshëm, i dhimbsur dhe tolerant me fëmijën e tij.”

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon 

]]>
1719