Admin – Dr. Imam Ahmed Kalaja / Ta shfrytëzojmë internetin në dobi të besimit! Sat, 16 Jul 2022 22:59:04 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.7 /wp-content/uploads/sites/4/2021/11/cropped-Logo-Ahmed-Kalaja-2-32x32.png Admin – Dr. Imam Ahmed Kalaja / 32 32 200222458 A lejohet që t’ia shpreh një vajze dëshirën time për t’u fejuar me të, por pa dijeninë e prindërve të saj? /pyetje-pergjigje/a-lejohet-qe-tia-shpreh-nje-vajze-deshiren-time-per-tu-fejuar-me-te-por-pa-dijenine-e-prinderve-te-saj/ Sat, 16 Jul 2022 22:58:59 +0000 /?p=2324 [...]]]> Pyetje: A lejohet që t’ia shpreh një vajze dëshirën time për t’u fejuar me të, por pa dijeninë e prindërve të saj, sigurisht brenda rregullave të etikës dhe normave?

Përgjigje: Njeriu mund të shprehet, por problemi është se çfarë do të ndodhë nëse pala tjetër ndonjëherë mund të refuzojë apo ndonjëherë mund të pranojë, cilat janë hapat të cilat do të ndiqen? Kështu që, unë mendoj që në format e hallallit të njohjes, të propozimit, ka shumë taktika sesi një djalë nëse e pëlqen një vajzë mund t’i shprehet asaj, apo një vajzë në qoftë se e pëlqen një djalë mund t’i shprehet atij. Nuk është kusht patjetër që të shkojë direkt, por nëpërmjet dikujt, mund të orientojë dikë, ose të kërkojë një takim, le të themi një takim ku mos të jenë të dy të veçuar, por duhet të ketë edhe të tretë prezent. Nëse ka një pëlqim paraprak, atëherë patjetër duhet që të shkojë situata te familja pasi në islam nuk lejohet që të bëhen gjëra të tilla pa dijeninë e familjes dhe në momentin që familja janë të dakordësuar me mendimin e të rinjve dhe s’kanë ndonjë arsye madhore për të mos qenë dakord, atëherë bëhen dhe takime të tjera në prezencën e prindërve. Kur themi në prezencën e prindërve nuk është kusht që të jenë aty në takolinë ata, mund të ulen prindërit diku larg në mënyrë që dy të rinjtë të rrinë me njëri-tjetrin dhe të flasin dhe në momentin që pastaj dy të rinjtë e gjejnë veten te njëri-tjetri, përshtaten me njëri-tjetrin, atëherë familjet hedhin hapin e nikahut, fejesës, pastaj takimet, ndenjtjet, bëhen të gjitha hallall edhe pse akoma nuk është bërë dasma.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon

]]>
2324
A është e lejuar eutanazia në Islam? /pyetje-pergjigje/a-eshte-e-lejuar-eutanazia-ne-islam/ Fri, 15 Jul 2022 20:56:57 +0000 /?p=2321 [...]]]> Pyetje: A është e lejuar eutanazia në Islam?

Përgjigje: Eutanazia është vdekja e pacientit, domethënë mjeku ose mjekët, në një moment të caktuar kur e shohin që s’po bën përpara i sëmuri, i bëjnë atij një solucion që i shkakton atij vdekjen. 

A lejohet kjo në islam apo jo, edhe nëse nuk ka shpresa personi, ose thotë personi ma bëni unë jam i gatshëm dhe firmos ai që ma bëni? 

Në islam nuk lejohet, është haram.

Por personi ka dhimbje, për shembull, personi s’ka shpresa, personit s’ka kush t’i bëjë hyzmet, për shembull, personi bie në koma shpesh, kur zgjohet zgjohet për një kohë të shkurtër pastaj bie përsëri në koma dhe njerëzit nuk i bien dot mbrapa, nuk i shërbejnë?

Themi: tek njerëzit është haram, nuk lejohet në asnjë mënyrë, sepse është bërja e shkakut të vdekjes dhe neve nuk na lejohet.

Po te kafshët a lejohet?

Nëse kafsha nuk ka më shpresë për të, ose ka një sëmundje e cila mund të jetë sëmundje ngjitëse që mund të përhapë një epidemi, ose i shkaktohet asaj një aksident i cili ia bën të pamundur të jetojë, atëherë në këtë rast te kafshët ka tolerancë. 

Po pse bëhet tolerancë te kafshët dhe nuk ka tolerance te njerëzit?

Kafshët janë krijuar për të qenë në shërbim të njeriut apo njerëzit për t’u bërë robër dhe skllevër të kafshëve? 

Kafshët janë në shërbim të njeriut. Në momentin që kafsha shkon në një lloj situate që mund të sjelli dëme për jetën tonë, apo ka kaluar një situatë që bëhet shqetësuese dhe e pamundur kujdestaria për të, atëherë në këtë rast lejohet nuk përbën asnjë lloj problemi fetarisht.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon

]]>
2321
Fjalët më të mira që Zoti ka përzgjedhur, që mbesin edhe nëse njeriu largohet nga jeta e kësaj bote! /pyetje-pergjigje/fjalet-me-te-mira-qe-zoti-ka-perzgjedhur-qe-mbesin-edhe-nese-njeriu-largohet-nga-jeta-e-kesaj-bote/ Sun, 17 Apr 2022 22:31:54 +0000 /?p=2312 [...]]]> I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi we selem, tha: “Allahu, xhele xhelaluhu, ndër të gjitha fjalitë që thonë njerëzit ka përzgjedhur fjalitë e mëposhtme: subhanAllah, elhamdulilah, la ilahe il-lallah, Allahu ekber, këto fjalë konsiderohen fjalët që mbesin për njeriun edhe nëse njeriu largohet nga kjo botë ato e vazhdojnë përmendjen e Zotit, xhele xhelaluhu, deri në Ditën e Kijametit.”

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon

]]>
2312
A prishet agjërimi nëse na del gjak? /pyetje-pergjigje/a-prishet-agjerimi-nese-na-del-gjak/ Sun, 17 Apr 2022 22:02:59 +0000 /?p=2309 [...]]]> Pyetje: Nëse na del gjak, a prishet agjërimi?

Përgjigje: Nuk prishet agjërimi nëse del gjak nga trupi i njeriut, edhe nëse ky gjak ka sasi të madhe, apo është gjak hixhameje e kështu me rradhë, në mendimin më të saktë të dijetarëve.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon

]]>
2309
A lejohet t’i themi dikujt paç dorën e mbarë, apo filani kishte dorën e mbarë? /pyetje-pergjigje/a-lejohet-ti-themi-dikujt-pac-doren-e-mbare-apo-filani-kishte-doren-e-mbare/ Sat, 16 Apr 2022 22:37:42 +0000 /?p=2306 [...]]]> Pyetje: A lejohet t’i themi dikujt paç dorën e mbarë, apo filani kishte dorën e mbarë?

Përgjigje: Nuk bën të thuash që filani ka dorën e mbarë apo paç dorën e mbarë, nuk bën. Mbarësia është vetëm prej Allahut. Nuk duhet të besojmë se dikush ka dorën ose këmbën e mbarë, nuk ekziston kjo në islam.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon

]]>
2306
A është gjynah ta shkruajmë të gjithë Kur’anin në fletore? /pyetje-pergjigje/a-eshte-gjynah-ta-shkruajme-te-gjithe-kuranin-ne-fletore/ Sat, 16 Apr 2022 22:29:06 +0000 /?p=2302 [...]]]> Pyetje: A është gjynah të shkruajmë të gjithë Kur’anin në fletore?

Përgjigje: Nuk është gjynah, përkundrazi, është shumë mirë, sepse njeriu kur e shkruan diçka e mëson, e fikson më mirë. Kështu që, nuk përbën asnjë lloj gjynahi kjo gjë, është gjë e mirë. Po mirë, lind pyetje tjetër: çfarë të bëjmë pastaj me fletoren? Çfarë të duash. Mund ta ruash, mund t’ua tregosh nipërve dhe mbesave, por edhe mund ta djegësh në qoftë se nuk përdoret. Dakord, ti e ke përdorur, e ke mësuar dorën, ke mësuar suren me shkrim etj., pastaj erdhi një moment që s’është më e përdorshme, atëherë mund ta groposësh apo mund ta djegësh, të dyja zgjidhjet janë opsionale.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon

]]>
2302
A ka ndonjë sunet në lidhje me prerjen e flokëve ose të thonjve? /pyetje-pergjigje/a-ka-ndonje-sunet-ne-lidhje-me-prerjen-e-flokeve-ose-te-thonjve/ Wed, 13 Apr 2022 23:23:44 +0000 /?p=2299 [...]]]> Pyetje: A ka ndonjë synet në lidhje me prerjen e flokëve ose prerjen e thonjve?

Përgjigje: Në lidhje me prerjen e thonjve nuk ka ndonjë transmetim të saktë, përmendet në disa libra, por nuk ka transmetim nga Pejgamberi, alejhi salatu we selam.

Ndërsa për prerjen e flokëve, e rëndësishme është që mos të jetë ndonjë model që është simbolistikë e një feje, apo një besimi, apo një grupi të devijuar. Ndërsa ajo pjesa që thotë rruajtja e një pjese dhe lënia e një pjese, këtu ka diskutim mes medh’hebeve, ka prej atyre që thonë është haram në qoftë se rruhet një pjesë dhe lihet një pjesë dhe ka prej medh’hebeve që thonë është mekruh.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon

]]>
2299
Nëse e kemi varrosur të vdekurin duke i vendosur pllaka betoni dhe jo dërrasa, çfarë duhet të bëjmë? /pyetje-pergjigje/nese-e-kemi-varrosur-te-vdekurin-duke-i-vendosur-pllaka-betoni-dhe-jo-derrasa-cfare-duhet-te-bejme/ Wed, 13 Apr 2022 23:10:34 +0000 /?p=2296 [...]]]> Pyetje: Më ka vdekur vëllai i burrit 55 vjeç, por kur e kanë varrosur në vend të dërrasave i kanë vendosur pllaka betoni, desha të dija nëse lejohet që t’ia hapim varrin dhe t’ia heqim ato pllaka betoni e t’i vendosim dërrasa?

Përgjigje: S’ka nevojë. Vendosja e dërrasave kur vdes dikush nuk është farz, as nuk është vaxhib, as nuk është shtyllë prej shtyllave të islamit; është zgjidhje. E rëndësishme është që dheu të mos bjerë në trupin e njeriut, sepse është i shenjtë trupi i besimtarit, nuk mund të derdhësh mbi të dhè. A e vure me pllaka, a e vure me dërrasa, a e vure me pllaka betoni siç është sot për shembull, nuk ka asnjë lloj problemi.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon

]]>
2296
Nëse na ka vdekur një i afërm dhe kemi frikë nga vdekja, si duhet të veprojmë? /pyetje-pergjigje/nese-na-ka-vdekur-nje-i-aferm-dhe-kemi-frike-nga-vdekja-si-duhet-te-veprojme/ Tue, 12 Apr 2022 22:44:51 +0000 /?p=2293 [...]]]> Pyetje: Nëse na ka vdekur një i afërm dhe kemi frikë nga vdekja, si mund ta largojmë frikën?

Përgjigje: Duke lexuar Kur’an, aty do të gjesh fjalën e Zotit: “Nuk ka për të ndodhur vetëm se ajo që ka shkruajtur Zoti.” Aty do të gjesh fjalën e Zotit, ku Zoti, xhele xhelaluhu, thotë: “Kur vjen momenti i exhelit nuk mund të vijë para kohe dhe nuk mund të shtyhet.”

Kështu që vdekja e njeriut është e shkruajtur nga Zoti, exheli i tij është i përcaktuar dhe nuk ka lidhje kjo me vdekjen e dikujt. Prandaj, nëse dikush prej familjes tënde ka ndërruar jetë ti duhet të lutesh për të që Zoti ta mëshirojë e ta bëjë prej banorëve të Xhenetit, t’i lutesh Allahut për shpirtin e tij dhe mos të fiksohesh në këto gjëra.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon

]]>
2293
Nëse nuk e dëgjojmë muezinin kur thërret ezanin për namaz, a mund të mbështetemi tek aplikacioni? /pyetje-pergjigje/nese-nuk-e-degjojme-muezinin-kur-therret-ezanin-per-namaz-a-mund-te-mbeshtetemi-tek-aplikacioni/ Tue, 12 Apr 2022 22:28:09 +0000 /?p=2290 [...]]]> Pyetje: Gjatë punës unë nuk e dëgjoj muezinin kur thërret ezanin për namaz, por falem duke u mbështetur tek aplikacioni që kemi në celular, a jemi në rregull për namazin në këtë rast apo jo?

Përgjigje: Po, jemi në rregull. Përderisa e kemi parë që aplikacioni është në përputhje me kalendarin, atëherë në momentin që hyn koha je në rregull, nuk ka asnjë lloj problemi fetarisht. Pra, nuk kështë kusht patjetër që të dëgjosh muezinin, apo të vendosësh ezanin në celular dhe pastaj të falesh, sepse duhet të hyjë koha.

A obligohesh ti që ta thirrësh vetë ezanin apo jo?

Nëse nuk dëgjihet fare ezani tek ti e thërret ezanin, e nëse dëgjohet ezani, zakonisht në qytet dëgjohet ezani ose në fshat dëgjohet ezani, atëherë edhe po nuk e thirre nuk ka problem, më e mira është edhe ta thërrasësh, po edhe nëse nuk e thirr nuk ka problem. Në qoftë se nuk dëgjohet thirre, në qoftë se dëgjohet më e mira është që ta thirrësh.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon

]]>
2290
A duhet të paguajmë zekat për paratë që na kanë borxh? /pyetje-pergjigje/a-duhet-te-paguajme-zekat-per-parate-qe-na-kane-borxh/ Mon, 11 Apr 2022 22:26:11 +0000 /?p=2287 [...]]]> Pyetje: A duhet të paguajmë zekat për paratë që na kanë borxh?

Përgjigje: Paratë që na kanë borxh janë dy llojesh: para të sigurta që ne nuk kemi dyshim është njësoj sikur t’i kemi në shtëpinë tonë, për këto jepet zekat. E nëse paraja nuk është e sigurtë, apo borxhi është prej atyre borxheve që vonohen shumë dhe shtyhen shumë, atëherë këto nuk llogariten dhe nuk jepet zekati për to.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon

]]>
2287
A bëjmë gjynah nëse shikojmë hënën për të shartuar pemët? /pyetje-pergjigje/a-bejme-gjynah-nese-shikojme-henen-per-te-shartuar-pemet/ Mon, 11 Apr 2022 22:18:12 +0000 /?p=2284 [...]]]> Pyetje: A bëjmë gjynah nëse shikojmë hënën për të shartuar pemët?

Përgjigje: Në lidhje me shikimin e hënës për shartimin ose për prerjen e degëve ose për prerjen e sythave, shihet hëna nuk ka asnjë lloj problemi, por jo si besëtytni, shihet sepse ka të bëjë me baticën dhe me zbaticën. Nëse ti e pret në kohë të baticës ose në kohë të zbaticës është problem kjo është në rregull, qëndron, sepse është sebep i vërtetuar shkencërisht, nuk ka asnjë problem. Por jo si besim se kur është hëna e re ndodh kështu e ecën mbarë e ka për t’u mbushur plot me prodhim etj., jo s’ka lidhje me këtë.

Pra, këtu kemi arsye shkencore, përderisa kemi arsye shkencore qëndron.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon

]]>
2284
A ka ndonjë domethënie në Islam se pse qeshin fëmijët e porsalindur? /pyetje-pergjigje/a-ka-ndonje-domethenie-ne-islam-se-pse-qeshin-femijet-e-porsalindur/ Mon, 11 Apr 2022 01:18:25 +0000 /?p=2279 [...]]]> Pyetje: A ka ndonjë domethënie në islam se pse qeshin fëmijët e porsalindur?

Përgjigje: Nuk është se ka ndonjë gjë sipas islamit për këtë temë. Thonë njerëzit që shohin melaiket etj., nuk ka argument për këtë punë. Por unë besoj se është diçka e natyrshme dhe normale, edhe ata kanë botën e tyre që qeshin.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon

]]>
2279
A është e vërtetë se banjo nuk duhet kthyer nga kibla? /pyetje-pergjigje/a-eshte-e-vertete-se-banjo-nuk-duhet-kthyer-nga-kibla/ Mon, 11 Apr 2022 01:11:33 +0000 /?p=2276 [...]]]> Pyetje: A është e vërtetë se banjo nuk duhet kthyer nga kibla?

Përgjigje: Kjo është një çështje që ka dy interpretime të medh’hebeve islame. Ka një interpretim që thotë se nuk bën edhe pse është banjo brenda shtëpisë dhe ka një mendim tjetër që thotë se ka tolerancë. Po pse ka ardhur diskutimi? Sepse ka një hadith që thotë: “Nuk i lejohet besimtarit kur kryen nevojën e tij t’i drejtohet Kiblës me fytyrë ose me shpinë.” Mirëpo, kjo kanë thënë dijetarët e islamit vlen në natyrë jashtë, ndërsa nëse është në banjo, pra që është banjo me mure siç janë banjot, nuk ka asnjë lloj problemi. Mendimi i parë nuk toleron, sepse thotë që hadithi është përgjithësues.

Ka një hadith tjetër nga Abdullah ibn Omeri, radijaAllahu anhu, i cili kur ishte fëmijë i vogël një ditë është ngjitur mbi shtëpiat e Pejgamberit, alejhi salatu we selam, dhe e ka parë Pejgamberin, salallahu alejhi we selem, në banjo dhe e ka parë që banjo e Pejgamberit, salallahu alejhi we selem, ishte me shpinë nga Kibla. Kështu që, kanë thënë grupi tjetër i dijetarëve që nëse bëhet fjalë për ndërtesë ka tolerancë, argumenti: banjot e Pejgamberit, salallahu alejhi we selem.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon

]]>
2276